Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetëra mijëra skocezë marshojnë për pavarës

Me mijëra kanë qenë skocezët që mbushën rrugët e Edinburgut të shtunën për të ritheksuar paqësisht kërkesën e tyre të disa dekadave për pavarësi nga Britania e Madhe.

Manifestimi u organizua nga disa grupime pro pavarësisë së Skocisë dhe, sipas tyre, pjesëmarrja në këtë tubim i kalonte 100 mijë personat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të pranishmit lëshuan thirrje dhe mbajtën parulla në duar, duke kërkuar mbajtjen e një referendumi të dytë për çështjen e pavarësisë.

Kryeministrja Nicola Sturgeon nuk ishte e pranishme në këtë manifestimi, por nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale shprehu mbështetjen e saj të plotë për këtë kauzë që ajo e sheh me optimizëm.

Kryeministrja shkruan: “Fat të mbarë të gjithëve që marshojnë për pavarësinë në Edinburg. Nuk mund të jem personalisht në këtë ngjarje, por me shpirt jam aty. Mos kini dyshime, pavarësia po vjen”.