Gjykata e Apelit në Shkup dje i shpalli vendimet e marra pas ankimimeve të 10 të akuzuarve në rastet që i hapi Prokuroria Speciale Publike.
Ankimimet e të akuzuarve janë refuzuar si të pabaza dhe në pajtim me këtë pa pasaporta mbeten ish nënkryeministri për Çështje Ekonomike, Vladimir Peshevski, redaktori i televizionit Sitel, Dragan Pavloviq – Latas dhe dy vëllezërit e ti Zvezdan dhe Sërgjan Pavloviq dhe ish drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPa pasaportë mbeten edhe pesë të akuzuar në rastet e ngritura nga PSP. Paraprakisht, u refuzua edhe ankimimi i gazetares Ivona Talevska si dhe ankimet e të akuzuarve në rastin “Tortura” midis të cilëve ish shefi i Alfave Ivica-Ançevski-Puki dhe katër policë të Alfave.