Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhembja dhe dëshpërimi i rohingyave për atdheun e kapluar nga dhuna

Në një strehimore të rrënuar në jug të Indisë, rrethuar nga mjerimi, Alakamma Bini e thërret shtëpinë e saj në Birmani çdo disa orë.

E gjitha që arrin të dëgjojë është një tingull i mbytur telefonik, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Dy javë pasi dëgjoi për të parën herë për valën e dhunës në Birmani, ajo ka kaluar orë të panumërta duke u përpjekur që t’i kontaktojë prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj, e dëshpëruar t’ua dëgjojë të paktën një herë zërat.

“Më nuk mund as të fle”, thotë ajo, e përkulur mbi një tenxhere me oriz që ende po gurgullonte.

“Prindërit mund të më kenë vdekur, e dini. Ata qëndruan aty, sepse aty e kishin shtëpinë. Tani, krejt papritmas nuk kam më ndonjë vend për ta quajtur shtëpi” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm