Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dështon përpjekja për ta nxjerrë Trumpin në votëbesim

Një përpjekje për të nisur procedurat për nxjerrjen në votëbesim të presidentit amerikan, Donald Trump, u bllokua në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Demokrati nga Teksasi, Al Green, e paraqiti rezolutën, pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të dënuar sulmet verbale të Trumpit kundër katër kongresisteve amerikane.

Megjithatë, rezoluta e tij nuk siguroi mbështetje të mjaftueshme, pasi edhe demokratët votuan kundër saj.

Trump tha se përpjekjet "qesharake" për ta nxjerrë atë në votëbesim tani "kanë marrë fund".

"Kjo nuk duhet të lejohet kurrë që t'i ndodhë një presidenti tjetër të Shteteve të Bashkuara", shkroi Trump në Twitter.

Trump kongresisteve demokrate: Shkoni nga keni ardhur, rregulloni shtetet e juaja

Kongresistet amerikane: Mos bini në kurthet e retorikës së Trumpit!

Edhe Kongresisti u përzu nga Capitoli gjatë fjalimit të Trumpit Botë Kongresisti u përzu nga Capitoli gjatë fjalimit të Trumpit

Përpjekja për votëbesim erdhi pasi Trump përsëriti sulmet verbale kundër katër kongresisteve, duke iu thënë atyre "të kthehen" në vendet e tyre.

Të katër kongresistet - Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib - janë qytetare amerikane.

Trump shkroi në Twitter se "nuk ka kockë raciste" në trupin e tij, përkundër akuzave për racizëm/REL.