Një psikolog amerikan që ndihmoi në zhvillimin e teknikave intervistuese të CIA-s, ka dhënë dëshmi para një gjykate ushtarake në Gjirin e Guantanamos.
James Mitchell tha se ai kishte pranuar të dëshmonte atje, sepse ishin të pranishme familjet e viktimave të 11 shtatorit, transmeton KTV. Mitchell dhe psikologu tjetër Bruce Jessen zhvilluan metodat kundërthënëse të intervistimit.
Pesë burra të mbajtur në Guantanamo do të gjykohen për sulmet e 11 shtatorit. Në mesin e tyre është Khalid Sheikh Mohammed, arkitekti i dyshuar i operacionit që shënjestroi Washingtonin dhe New Yorkun në vitin 2001. Ai ka pretenduar se ishte torturuar në mënyrë të përsëritur gjatë ndalimit në Gjirin e Guantanamos në Kubë.
E, dokumentet e CIA-s konfirmojnë se ai iu nënshtrua abuzimeve të ngufatjes me ujë plot 183 herë.
-
Tre të akuzuar për komplotin e sulmeve të 11 shtatorit arrijnë marrëveshje për pranimin e fajësisë
-
Të akuzuarit për sulmin e 11 Shtatorit kanë gjasa ta shmangin dënimin me vdekje
-
Hidhen poshtë marrëveshjet për pranimin e fajësisë me të akuzuarit për sulmet e 11 shtatorit
-
Guantanamo liron të burgosurin më të vjetër
-
Dy dekada pas, ende s’ka dënim për arkitektin e sulmit të 11 shtatorit