Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dëshirë e Daçiqit: Trump e Putin të takohen në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia propozon që Vladimir Putin dhe Donald Trump të takohen në Beograd, transmeton kp.

"Beogradi është plotësisht i gatshëm që të jetë një nikoqir i një takimi të tillë, i cili ka rëndësi planetare. Serbia si vend neutral ushtarak ka kapacitet të jashtëm politik që së bashku të presë presidentin e Federatës së Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.