Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Derisa Biden po shpallte fitoren, Trumpi luante golf

Derisa po bëhej i ditur rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, presidenti Donald Trump, ishte duke luajtuar golf. CNN ka njoftuar se Trumpi në ato momente gjendej në Sterling të Virxhinias me klubin e tij të golfit.

Mediat e huaja kanë raportuar se që nga e marta, presidenti Trump ishte parë shumë rrallë jashtë ambienteve të Shtëpisë së Bardhë.

Deri tani, Trump nuk është prononcuar lidhur me fitoren e Bidenit, ndërsa nga zyra e tij është thënë se çështja do të dërgohet në gjykatë. Trump përgjatë së premtes dhe shtunës ka pasur “probleme” me rrjetin social Twitter, ku një pjesë e madhe e shkrimeve që i ka botuar në këtë rrjet, i janë bllokuar nën arsyetimin që të mos nxiten lajmet e rreme.