Deputetët serbë në Bosnjë e Hercegovinë kanë lënë të kuptohet se ata do e bllokojnë parlamentin e shtetit nëse lideri boshnjak do kërkojë zyrtarisht rishikimin e vendimit të një gjykate të OKB-së e cila e kishte hedhur poshtë padinë e Sarajevës kundër Serbisë për gjenocid, raporton Reuters.
Vendimi i Bekim Izetbegoviq, pjesëtarit boshnjak të presidencës tri palëshe ku bënë pjesë edhe një kroat dhe një serb, që ta çojë në apel vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, ka zemëruar serbët e Bosnjës.
Nëse Izetbegoviq vazhdon tutje me atë që e ka deklaruar, Bosnja do të përballej me një krizë të gjatë politike, e cila do të mund të shkaktonte edhe “konfrontime fizike”, ka thënë nënkryetari i dhomës së ulët të parlamentit boshnjak, Mladen Boshiq.
Vendimi i vitit 2007 e kishte shfajësuar Serbinë nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë për vrasjet, përdhunimet dhe spastrimin etnik në Bosnjë gjatë shpërberjes së Jugosllavisë në vitet e ’90-ta.
Në vendim megjithatë thuhet se Serbia nuk e kishte parandaluar gjenocidin./rel
-
Serbët e Bosnjës bllokojnë punën e institucioneve pas Ligjit për gjenocidin
-
Ondozi për rezolutën në OKB: Kosova të mësojë nga Bosnja
-
BE-ja nuk toleron sjellje që rrezikojnë sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës, thotë Stano
-
Dodiku ripërsërit kërcënimin për shkëputje nga Bosnja
-
Qeveria e Malit të Zi do të votojë pro Rezolutës për Srebrenicën në OKB