Kanë shpërthyer trazirat në qytetin lindor të Gjermanisë, Leipzig, teksa demonstruesit protestuan kundër dënimit me burg ndaj një aktivisteje për pjesëmarrje në sulmet ndaj neonazistëve të dyshuar dhe ekstremistëve të tjerë të krahut të djathtë.
Disa barrikada të bëra nga kosha plehrash dhe paleta janë djegur. Protestuesit hodhën gjithashtu fishekzjarrë dhe policia kreu një numër bastisjesh për të shpërndarë turmat. Gjykata shtetërore e Dresdenit e ka dënuar Lina E. për anëtarësim në një organizatë kriminale dhe lëndime të rënda trupore, duke e dënuar me pesë vjet e tre muaj burgim.
Disa orë më vonë, gjykata ka njoftuar se ajo ishte liruar në kushte të papërcaktuara pasi kishte kaluar rreth dy vjet e gjysmë në paraburgim para vendimit.
-
Kaos në Gjermani, protestuesit anti-AfD përplasen me policinë
-
Mijëra njerëz protestojnë në Gjermani kundër AfD-së së ekstremit të djathtë
-
Qindra policë gjermanë bastisin grupe kriminale të të rinjve neonazistë në 12 shtete
-
Dy të vdekur pasi një veturë goditi turmën në Leipzig
-
Dy të vdekur në Leipzig, pasi një person u përplas me veturë në turmën e njerëzve