Demokratët i janë rikthyer kërkesës së tyre që ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton, të ftohet për dëshmi në gjykimin e presidentit Donald Trump në Senat.
Thirrjet për dëshminë e tij vijnë pasi New York Times raportoi se Bolton kishte pohuar se Trumpi dëshironte anulimin e ndihmës për Ukrainën nëse ky shtet nuk do të hetonte kundërshtarin e tij politik, Joe Biden, transmeton KTV.
Gjatë javës së kaluar, presidenti Trump ka deklaruar se nuk dëshiron dëshminë e Boltonit.
Presidenti amerikan po hetohet për dy raste: abuzim me pushtetin dhe pengim të Kongresit kur po hetonte skandalin telefonik me presidentin e Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm
-
Demokratët përjashtojnë “shkëmbimin e dëshmitarëve” me republikanët në gjykimin e Trumpit
-
Bolton: Jam i gatshëm të dëshmoj
-
Demokratët nuk i sigurojnë votat për të thirrur dëshmitarët kundër Trumpit
-
Shtëpia e Bardhë bën presion kundër botimit të librit të Boltonit
-
Gjykimi i Trumpit, republikanët i frikësohen dëshmisë së Boltonit