Qeveria e Danimarkës, së bashku me bizneset, do të gjenerojnë pasaporta digjitale që do të tregojnë nëse personat e caktuar e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.
Kjo do t’ua mundësojë atyre udhëtimin më të lehtë në kohë pandemie. Ministri i Jashtëm, Morten Boedskov, në një konferencë për media ka thënë se dokumenti do të jetë i gatshëm brenda tre deri katër muajsh.
Fillimisht, shtetasit e Danimarkës do të mund ta shohin konfirmimin zyrtar në uebfaqen daneze të shëndetit. Pasaporta COVID-19 do të jetë dokument shtesë digjital që do të jetë në dispozicion nëpër telefona. Danimarka, sikurse edhe shtetet e tjera baltike, viteve të fundit ka kaluar në një sistem tërësisht digjital për t’iu shmangur burokracisë.
-
Danimarka heq të gjitha masat ndaj COVID-19, thotë se “situatën e ka nën kontroll”
-
Gjermania lëshon pasaportat digjitale të vaksinimit
-
KE: Certifikata digjitale për vaksinimin anti-COVID vlen 9 muaj për udhëtimet brenda BE-së
-
Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19
-
BE-ja i njeh certifikatat e vaksinimit të Shqipërisë