Rreth 13 pasagjerë që udhëtuan në rrugë ajrore nga Afrika e Jugut në Holandë kanë rezultuar pozitivë për variantin e ri Omicron të koronavirusit, është bërë e ditur nga autoritetet zyrtare të këtij shteti.
Varianti i ri të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka emëruar Omicron dhe e ka quajtur shqetësues, është zbuluar në Afrikë të Jugut për herë të parë, në fund të këtij muaji, ndërkohë që rastet e para me të kanë nisur të shfaqen në shumë shtete të tjera.
Për pasojë, Evropa ka vendosur masa shtesë parandaluese ndër të cilat edhe ndalimin e qarkullimit të udhëtarëve nga disa shtete të Afrikës së Jugut.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhjetëra udhëtarë nga Afrika e Jugut rezultojnë pozitivë me COVID-19 në Holandë
-
Në Afrikë të Jugut po rriten dukshëm rastet me koronavirus, varianti Omicron shihet shkaktar
-
Çfarë dimë dhe nuk dimë për variantin Omicron
-
Policia holandeze arreston një çift që iku nga karantina
-
Bota në alarm pas përhapjes së variantit Omicron