Koronavirusi po përhapet në Francë më shpejt se sa gjatë pikut të valës së parë në pranverë, ka thënë epidemiologu Arnaud Fontanet, këshilltar brenda qeverisë, të premten.
Franca ka raportuar 41,622 raste me COVID-19 të enjten, duke shënuar rekord ditor.
Paralajmërimi nga epidemiologu Fontanet erdhi pas ministri i Financave tha se ekonomia e vendit me shumë gjasë mund të pësonte rënie në tremujorin e katërt si pasojë e kufizimeve gjatë natës dhe ndalesave të tjera për të parandaluar koronavirusin.
“Virusi po qarkullon më shpejt se në pranverë”, ka thënë Fontanet.
Izolimi 3-mujor i Francës e kishte sjellë virusin në vend nën kontroll, shton ai, por me të kishte ardhur edhe ndjenja e sigurisë gjatë verës. Në fund të korrikut, numri i rasteve kishte nisur të rritej sërish.
Sistemi shëndetësor në Francë po përballet me vështirësi edhe pse doktorët thonë se numri i pacientëve të shtrirë është më i vogël se në pranverë.
Edhe
Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Francë
Ndërsa, kreu i spitaleve publike në Paris, Martin Hirsch, ka thënë se vala e dytë mund të jetë më e rëndë se ajo e para, raporton Reuters.
“Askush nuk e di se kur mund të vijë një valë tjetër”, tha ai.
-
Në Francë vlerësohet që numri i rasteve ditore me koronavirus mund të jetë 100 mijë
-
Franca regjistron mbi 40 mijë raste të reja me koronavirus, rekord ditor
-
Franca shënon rekord të rasteve me COVID-19, mbi 13 mijë për 24 orë
-
Franca rekord rastesh me COVID-19, më shumë se 10 mijë u regjistruan të shtunën