Botë

Clinton: Sikur zgjedhjet të mbaheshin më 27 tetor, sot unë do të isha presidente

E ftuar tek Christiane Amanpour në CNN në emisionin “Gratë për Gratë”, ndër të tjera Hillary Cliton ka folur edhe për zgjedhjet që humbi kundër Donald Trump.

Clinton ka thënë se ka marrë përgjegjësi personale për fushatën e saj të dështuar, por gjithashtu tha se fajtor qëndron edhe drejtori i FBI-së James Comey dhe ndërhyrja ruse, transmeton Koha.net.

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin me 27 tetor, atëherë sot unë do të isha presidentja juaj”, tha ajo.

Më 28 tetor Jim Comey dhe Wikileaks ngritën dyshime tek njerëzit të cilët ishin prirë të votojnë për Hillaryn, sipas saj kjo i frikësoi ata të votojnë atë që duan.

Clinton aktualisht është duke e shkruar një libër që pjesërisht reflekton në humbjen e saj në vitin 2016 si presidente.

“Arsyeja që kam humbur ishin ngjarjet e fundit që ndërhynë në 10 ditët e fundit”, shtoi Clinton.

Sipas saj Donald Trump ka fituar me ndihmë të faktorëve të jashtëm duke përfshirë këtu edhe qeverinë ruse.