Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” shkaku i vendimit të presidentit, Joe Biden, për tërheqjen e trupave nga Afganistani.
Duke folur për transmetuesin CNN, Clinton ka thënë se rreziku më i madh është që talebanët ta vejnë përsëri vendin nën kontroll. Këtë gjë ajo e ka thënë pasi që administrata në Washington ka shpalosur planin për tërheqjen nga vendi deri më 11 shtator.
Clintoni ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Duke e cilësuar si luftën më të gjatë të SHBA-së, Bideni ka vendosur që ta kompletojë procesin e tërheqjes së trupave pikërisht në 20-vjetorin e këtyre sulmeve.
Së paku 2 mijë e 500 ushtarë amerikanë janë aktualisht të stacionuar në Afganistan, si pjesë e një misioni të NATO-s prej 9 mijë e 600 pjesëtarësh.
-
Gjermania thotë se tërheqja e trupave amerikane ishte e parashikueshme
-
Dy zyrtarë të Senatit shprehin shqetësim për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania
-
SHBA-ja do t’i tërheqë 5000 trupa nga Gjermania në 6-12 muaj e ardhshëm
-
Hasani për kërcënimin e Trumpit për largim nga NATO-ja: Duhet të merret seriozisht
-
Trumpi thotë se lufta në Iran mund të përfundojë brenda dy ose tre javësh