Përfshirja e Kosovës në konfliktin Ukrainë – Rusi nuk është e rastësishme, pasi është një lojë që rusët e luajnë me Perëndimin, ka vlerësuar eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, sot deklaroi se ka informacione se shtete të Ballkanit Perëndimor po rekrutojnë njerëz për t’i dërguar në Donbas të Ukrainës, duke përfshirë Kosovën e Shqipërinë.
Çipa thotë se nëse ndodh një luftë në Ukrainë, nuk ka asnjë lidhje me shtetet shqiptare.
“Lavrov është diplomat i vjetër, dhe nuk është asgjë rastësore në ato që thotë. Janë përpjekje e Kremlinit për të dezinformuar për atë që po ndodh në Ukrainë. Është përpjekje e Rusisë për ta destabilizuar Ukrainën dhe nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët. Është reflektim i një lufte hibride, që e ka krijuar Rusia tash e tetë vjet me Ukrainën dhe duket që vazhdon sot kur kemi grumbuj forcash ruse në kufi me Ukrainën. Përfshirja e Kosovës nuk është e rastësishme, është një lloj play-booku që Rusia e luan me Perëndimin. Duket që ka përpjekje për të krijuar paralale, që është përpjekje artificiale, siç ishte krahasimi me Reçakun nga zyrtari rus në takim me kancelarin gjerman. Është një mundësi për të krijuar një vatër konflikti në Ballkan, për ta hequr vëmendjen nga Ukraina”, ka thënë Çipa në “Interaktiv” të KTV-së.
Çipa ka thënë se Kosova e Shqipëria nuk janë mjaftueshëm aktive në revizionimin e historisë që po bëhet nga Rusia për këto vende, andaj sipas tij, kërkohet më shumë.
“Përpjekja për të revizionuar historinë nuk është e rastësishme, por janë përpjekje për ta ndryshuar historinë. Reçaku përdoret si një shëmbëlltyrë për atë që mund të ndodhë në Ukrainë. Por nuk është një shembull i saktë. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë qenë shumë aktive për revizionimin e historisë që është bërë nga Rusia, duhet bërë shumë më shumë. Ekziston mundësia për ta kontekstualizuar historinë në Evropë dhe në botë. Në raport me Ukrainën, Shqipëria dhe Kosova kanë marrë qëndrime të kujdesshme dhe të drejta, konform Ligjit Ndërkombëtar dhe në vijë me aleatët. Ka nevojë për koordinim më të madhe të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Nuk mjaftojnë vetëm fushatat e thjeshta në rrjetet sociale. Duhet të kemi përpjekje akademike për ta treguar historinë tonë”, vijoi ai.
Edhe Krahasimi i pavend i Kosovës me agresionin e Rusisë në UkrainëPër njohjen e Kosovës nga Ukraina, Çipa thotë se Kievi zyrtar është në një moment shumë delikat dhe gjithçka do të vlerësohet pasi të dilet nga ky konflikt. Mirëpo, ai thotë se qëndrimi i Kosovës pro-Ukrainës, i ka hapur rrugë kanaleve të reja për bisedime, në rast se kalohet konflikti me Rusinë.
Çipa u shpreh se Perëndimi ka arsye për të qenë i shqetësuar pasi Kremlini nuk njihet për mbajtje të fjalëve. Sipas tij, një pushtim klasik do t’i kushtonte shumë Rusisë pasi Ukraina është një nga territoret më të mëdha në kuptimin gjeografik. Në këtë mes, Çipa thotë se Rusia është humbësja më e madhe.
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Kremlini hedh poshtë kërkesat e evropianëve për fundin e luftës në Ukrainë