Gjenerali James Glynn i Forcës Detare të SHBA-së është kthyer pasi kishte shkuar në Izrael për të këshilluar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Për vizitën e tij atje kanë folur nga Forca Detare amerikane e që kanë theksuar se këshillimi nga Glynn nuk do të thotë se SHBA-ja përzihet në vendimmarrjen e Izraelit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjenerali Glynn shkoi për të ofruar këshilla. Por, mos bëni gabim – çfarë po ndodh, ka ndodhur e do të ndodhë në Gaza është krejtësisht vendim i Izraelit... Ai ka ofruar ekspertizën e tij dhe do ta quanim këtë si shkëmbim ushtarak”, është thënë prej Forcës amerikane.
SHBA-ja i ka kërkuar Izraelit më herët që ta bëjë të qartë qëllimin në Gaza, duke e paralajmëruar që të shmangë viktimat civile, raportoi CNN.
Zyrtarët izraelitë kanë thënë vetëm se qëllimi është të eliminohet Hamasi dhe infrastruktura e tij.