Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Buxheti 2018 i Maqedonisë, 3.4 miliardë euro

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencë për shtyp në selinë e Qeverisë, ka prezantuar propozim–buxhetin për vitin 2018. Mbrëmjen e djeshme Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar për ta dërguar më pas në Kuvendin e Maqedonisë për debat dhe miratim.

Kryeministri Zaev deklaroi se buxheti për vitin 2018 do të jetë 3.4 miliardë euro, me deficit buxhetor prej 2.7% prodhimi bruto vendor (PBV), më i ulët në krahasim me vitin 2017, i cili ishte vetëm 2.9%.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zaev gjithashtu paralajmëroi rritje të investimeve kapitale dhe shkurtim të harxhimeve jo-produktive. Gjithashtu Zaev, tha se do të ketë rritje të rrogave në arsim dhe shëndetësi për 5%, ndërsa në mbrojtje me 10%.