Kandidati i demokratëve Pete Buttigieg ka lënë garën presidenciale për Shtëpinë e Bardhë, raportuan mediet amerikane.
Ish-kryetari i bashkisë së South Bend kishte qenë zbulimi i fushatës së dy raundeve të para të zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike në Iowa dhe New Hampshire, por pësoi rënie në shtetin e Nevadës dhe rënie drastike të mbështetësve në Karolinën e Jugut.
Pas këtyre disfatave, demokrati Buttigieng vendosi të tërhiqej nga gara presidenciale, e cila po vazhdon me kandidatët e tjerë pretendues/ANSA.
Artikuj të ngjashëm