Ish-presidentët George H.W. Bush dhe i biri i tij, George W. Bush, nuk kanë votuar për bashkëpartiakun e tyre Republikan, Donald Trump vitin e kaluar, thotë autori i një libri të ri për presidentët e 41-të dhe 43-të amerikan në të cilin ata flasin hapur për mospajtimet e tyre me njeriun që tani qëndron në Shtëpinë e Bardhë.
Bushi i madh votoi për Hillary Clintonin, ndërsa i biri i tij nuk votoi as për Trumpin e as për sfiduesen e tij Demokrate, ka thënë Mark K. Updegrove, i cili shkroi librin “The Last Republicans” në bashkëpunim me dy Bushët, raporton Reuters.
“HarperCollins” do ta botojë librin më 14 nëntor.
“Nuk e pëlqej. Nuk di shumë gjëra rreth tij por di që është një mburravec, dhe nuk jam aspak i entuziazmuar rreth idesë për ta pasur si lider”, i kishte thënë Bushi i madh autorit të librit në një intervistë dhënë në maj 2016, transmeton Koha.net.
Ky botim zbulon dy ish-presidentët Bush. George W. Bush (2001-2009) që kanë biseduar me historianin, duke bërë të mundur sot të njihemi me mendimet dhe reflektimet e të atit, 93 vjeç dhe të birit 71 vjeç, gjatë fushatës elektorale.
“George Bush është rritur duke menduar për të mirën e të gjithëve. Donald Trump është në mënyrë të dukshme narcist. Kjo është pjesë e karakterit të tij, dhe ky tipar është antiteza e karakterit Bush”, u shpreh Updegrove.
-
Bushi plak sponsorizoi një fëmijë filipinas 10 vjet pa i treguar kush ishte
-
“Shuplaka” e Bushëve ndaj Donald Trump
-
Paris Hiltoni zbulon se kishte pretenduar se po e votonte Trumpin për president
-
“S’je më nëna ime”: Si po i ndajnë zgjedhjet familjet amerikane
-
Më tepër se 90 milionë qytetarë amerikanë kanë votuar hershëm