Zyrtari i policisë në Maine, SHBA, Craig Donahue, po kthehej nga pushimi i drekës kur dëgjoi një "zhurmë të fortë" dhe tingullin e metalit që rrotullohej.
Me fat për Donahuen, ai për pak nuk u godit nga një "objekt i madh" që ka të ngjarë të ketë rënë nga një aeroplan.
"Me siguri do të kishte lënë një shenjë mjaft të mirë", tha Donahue të martën për CNN-in.
Donahue nuk ishte i vetmi që e pa rënien e cilindrit nga qielli.
Dy persona të tjerë e panë objektin të binte po ashtu. Nuk raportohet për të lënduar.
Objekti "u ul me një shpejtësi të lartë, afërsisht dy metra" nga Donahue, tha një qytetar.
EdheKur ai e mori në duar, mendoi me vete “sa e rëndë është kjo gjëja”.
Policia po tenton ta gjejë burimin e pjesës që duket të jetë nga një aeroplan i madh i ndonjë linje ndërkombëtare.