Një burrë ka vdekur pasi aktivizoi një mjet eksplozivi në një gjykatë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka thënë ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko.
Ihor Humeniuk, i arrestuar në vitin 2015 për një sulm afër parlamentit të Ukrainës, e aktivizoi mjetin pasi e barrikadoi veten në banjë.
Dy policë u lënduan duke u munduar ta kapnin burrin i cili tentoi të ikte pas një seance gjyqësore.
Nuk duket se lidhet me pushtimin rus në Ukrainë.
Mënyra se si Humeniuk i mori eksplozivët ishte e paqartë, raportoi BBC.
Ai fajësohej se hodhi një granatë gjatë një proteste kundër planeve që t’i jepej më shumë autonomi rajoneve separatiste të Ukrainës të mbështetura nga Rusia.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia me sulme te intensifikuara në Ukrainë
-
Katër të vdekur e 12 të plagosur nga një shpërthim në një stacion treni në Ukrainë
-
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev