Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bullgaria mban zgjedhjet e parakohshme të dielën

Bullgaria po mban zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme këtë të diel, për herë të katërt në më pak se dy vjet.

Këto zgjedhje janë përpjekja e tretë për të formuar një qeveri në këtë vend, e cila dështoi këtë verë.

Ky vend është dëmtuar nga paqëndrueshmëria politike që kur qeveria e kryeministrit Kiril Petkov u rrëzua në një votë mosbesimi në qershor, shkruan Anadolu Agency.

22 parti politike dhe gjashtë koalicione janë në garë për 240 ulëset e parlamentit bullgar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i këtij vendi, njoftoi se procesi i votimit do të zhvillohet në mënyrë digjitale në 9,400 vende brenda Bullgarisë dhe 290 jashtë vendit.

Edhe Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 19 prill Botë Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 19 prill

Qendrat e votimit janë hapur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Sondazhet e kryera në fillim të fushatës zgjedhore treguan se të paktën tetë fuqi politike mund të kalonin pragun prej 4% të hyrjes në parlamentin e 48-të të Bullgarisë.

Partia Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë e ish-kryeministrit Bojko Borisov, i cili drejtoi vendin për 12 vjet me intervale të shkurtra deri në vitin e kaluar, pritet të fitojë më shumë vota.

Partia Ne Vazhdojmë të Ndryshojmë, e bashkëkryesuar nga Petkov, ishte e dyta në parlament, sipas sondazheve.

Edhe Bullgaria mban zgjedhjet e shtata të përgjithshme në tri vjet Botë Bullgaria mban zgjedhjet e shtata të përgjithshme në tri vjet

Partia Socialiste Bullgare pro-ruse është midis forcave të tjera me mundësinë për të hyrë në parlament së bashku me Bullgarinë Demokratike dhe Ngritjen Bullgare të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Stefan Yanev.

Gjithashtu, Mustafa Karadayi, kryetar i partisë Lëvizja për të Drejta dhe Liri, shumica e anëtarëve të së cilës janë turq dhe myslimanë, pritet të jetë në mesin e katër fuqive më të mëdha të parlamentit në zgjedhje.