Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bullgaria do të mbyllë 28 qendra për kujdes të shëndetit mendor brenda një dekade

Bullgaria ka thënë se do të mbyllë brenda një dekade 28 qendra për personat me probleme mendore dhe ata me nevoja të veçanta, pasi Këshilli i Evropës ka kritikuar ashpër kushtet në këto institucione.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka nisur një deklaratë më 4 dhjetor, duke thënë se planifikon të mbyllë qendrat deri më 2027, për shkak të kushteve të këqija, duke përfshirë dhunën kundër pacientëve dhe keqpërdorimin me ilaçe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komiteti i Këshillit të Evropës i ka bërë thirrje Bullgarisë që të ndalojë përdorimin e zinxhirëve për të ndalur individët në qendrat për kujdes të shëndetit mendor, duke e cilësuar këtë praktikë “krejtësisht të papranueshme”.

Komiteti ka thënë në raportin e vet se një delegacion i tij ka vizituar disa qendra dhe ka dëgjuar pretendime se stafi “ka goditur” pacientët./ rel