Britanikët mund të mos e kenë të sigurt drejtimin e veturës në Bashkimin Evropian pas 29 marsit të vitit të ardhshëm, nëse Brexiti përfundon pa marrëveshje mes Britanisë dhe bllokut evropian, ka paralajmëruar Qeveria Britanike të enjten, transmeton Reuters.
Në fazën e dytë të lajmërimeve për biznesmenët dhe konsumatorët rreth asaj se çfarë mund të ndodhë nëse Britania dështon të arrijë një pakt me BE-në, Qeveria ka thënë se licensat britanike për vetura nuk do të jenë të vlefshme në bllok.
“Nëse nuk ka marrëveshje me BE-në, do t’iu duhet të kërkoni Leje Ndërkombëtare për Ngasje në BE”, është thënë në njoftim.
Mirëpo kjo gjë nuk do të vlejë për vizitorët e BE-së që vizitojnë Britaninë, pasi atyre nuk do t’iu kërkohet dokument shtesë.
-
Patentë-shoferët e britanikëve mund të mos vlejnë në BE
-
Nuk ka optimizëm për marrëveshje midis BE-së e Britanisë për Brexit
-
Britanikëve mund t’u ndalohet hyrja në BE nga 1 janari
-
Rregulla të reja për të hyrë në Angli duke nisur nga 1 janari 2021
-
Ligji i ri për Brexit "nuk do t'i prishë planet" për tregti me BE-në