Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania zbulon gjeneratën e re të avionëve luftarakë me laser

Britania e Madhe ka zbuluar një model të ri të propozuar për gjeneratën e re të avionëve luftarakë të tyre në Farnborough të Anglisë.

“Ne jemi duke u futur në një zonë të re të rrezikshme të betejave, kështu që fokusi ynë duhet të jetë nga e ardhmja”, ka thënë sekretari i mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Gavin Williamson, gjatë zbulimit të dizajnit koncept të avionit të ri luftarak, transmeton koha.net.

I emërtuar si “Tempest”, ky avion është ndërtuar në bashkëpunim të “BAE Systems, Rolls Royve, Leonardo e MBDA”, i cili mund të jetë si opsion për sisteme pa pilot e i armatosur me laser.

“Edhe pse disa nga opsionet e tij mund të hiqen gjatë zhvillimeve të mëtutjeshme, por vendosja në një projekt të vetëm të të gjitha këtyre teknologjive pa dyshim se ka një sukses jashtëzakonisht të lartë”, ka thënë Sim Tack i Ushtrisë Britanike.

Megjithëse “ky koncept duket ekstremisht premtues, niveli i ambicieve mund të bëjnë prodhimin e tij shumë problematik” ka shtuar Tack.

Franca e Gjermania gjatë muajit të kaluar kanë treguar se do të bashkojnë forcat për të ndërtuar një avion të avancuar “evropian”, e ky model i britanikëve mund të shihet si kundërpërgjigje ndaj tyre.

Edhe Britania e Madhe, Italia e Japonia bashkojnë forcat për të krijuar një avion të ri luftarak Botë Britania e Madhe, Italia e Japonia bashkojnë forcat për të krijuar një avion të ri luftarak

Sekretari i Mbrojtjes Britanike, Gavin Williamson ka thënë se Britania do të ndajë 2.65 miliardë dollarë për këtë avion deri në 2025-ën.

{gallery}