50 raste të tjera të lisë së majmunëve janë zbuluar në Britaninë e Madhe të premten, duke e çuar totalin e konfirmuar në 574, shkruan Sky News.
Aktualisht ka 550 raste të konfirmuara në Angli, 16 në Skoci, dy në Irlandën e Veriut dhe gjashtë në Uells.
Çdokush është në rrezik për t'u prekur nga virusi, por aktualisht, shumica e rasteve kanë qenë te meshkujt që janë homoseksualë, biseksualë ose që kanë pasur marrëdhënie seksuale me meshkuj.
Publikut i këshillohet të kontaktojë një klinikë të shëndetit seksual nëse kanë skuqje ose nëse kanë qenë në kontakt të ngushtë me këdo që ka - ose mund të ketë pasur - linë e majmunit në tre javët e fundit, ose këdo që ka qenë në Afrikën Perëndimore ose Qendrore në tre javët e fundit.
Virusi do të ketë një emër të ri pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se kishte nevojë për një emër "jodiskriminues dhe jo stigmatizues".
Ka pasur 1.600 raste të konfirmuara dhe 1.500 të dyshuara të lisë së majmunëve këtë vit në 39 vende, me 72 vdekje të raportuara kryesisht në zonën e Afrikës, shtoi OBSH.