Ministri britanik i Arsimit, Damian Hinds tha se qeveria nuk po planifikon një referendum të ri për Brexitin.
Ai kështu mohoi pohimet se ministrat po shqyrtonin mundësinë e një votimi të tillë, transmeton KP.
I pyetur nëse qeveria po përgatitej për referendum, Hinds tha për Sky News se referendumi i ri do të çonte në një ndarje.
"Njerëzit tashmë kanë votuar, kemi pasur një referendum, dhe tani ne duhet t'i zbatojmë rezultatet e këtij votimi," tha ai.
Hinds e përshkroi marrëveshjen e kryeministres Theresa May, mbi sugjerimin e BE-së si "të balancuar" dhe arriti në përfundimin se deputetët duhet ta mbështesin atë.
Artikuj të ngjashëm
-
Si e ndryshon Britania kryeministrin pa zgjedhje të përgjithshme?
-
Britania i rikthehet programit të BE-së për shkëmbimin e studentëve “Erasmus”
-
Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë
-
Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme