Agjencia e lajmeve Reuters, ka raportuar se qeveria e kryeministres britanike, Theresa May, është e bindur se do të dalë fituese në votimin e projektligjit që do të mbahet sot ose nesër, ka thënë zëdhënësi i kryeministres.
Ky projektligj është pjesë e rëndësishme e legjislacionit të Brexit, ka shtuar ai.
Parlamenti do të votojë projektligjin rreth Brexit-it, hap ky që i mundëson Britanisë të kalojë në fazën tjetër të largimin nga BE, në fazën e ligjbërjes.
I pyetur nëse qeveria është e bindur për rezultatin e votimit të këtij projektligji, ai tha “Po, e kemi thënë se është një projektligj i rëndësishëm për shkëputje të lehtë nga Brexit, si në fushën e biznesit, ashtu edhe për gjithë vendin, dhe ne inkurajojmë të gjithë anëtarët e parlamentit të mbështesin këtë projektligj”.
-
Parlamenti britanik pritet të votojë marrëveshjen e Brexit-it
-
Theresa May propozon marrëveshje të re për Brexitin
-
May planifikon një "ofertë të guximshme" për të arritur mbështetjen për Brexitin
-
May kërkon sërish votë për Brexit-in në qershor
-
Ligjvënësit britanikë votojnë edhe për një shtyrje të Brexit-it