Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania do të pajisë me kartën e vaksinës COVID çdo pacient

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë me dije se qytetarët do të pajisen me kartën e imunitetin, pasi të marrin vaksinën e COVID.

Vaksinimi në Britani pritet të fillojë brenda 48 orëve të ardhshme, pas aprovimit të vaksinës së Pfizerit.

Ndërkohë sot janë publikuar foto të kartës, me të cilën do të pajisen të gjithë personat që do të vaksinohen.

Kartat do të jenë të pajisura me fotografinë e personit të vaksinuar, numrin e serisë dhe datën e bërjes së vaksinës.

Karta e vaksinave ka të ngjarë të ngjall interes në mënyrën se si mund të përdoret ndërsa vazhdon debati për mënyrën se si një vaksinë mund të formojë botën në epokën e re post-pandemike.

Artikuj të ngjashëm