Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania do ta ndihmojë Poloninë nëse vendos t’i dërgojë avionë Ukrainës

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace tha të martën se Britania do të mbështesë Poloninë nëse vendos t’i sigurojë Ukrainës avionë luftarakë, por paralajmëroi se një gjë e tillë mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për Poloninë.

“Unë do të mbështes polakët dhe çfarëdo zgjedhje që ata bëjnë”, tha Wallace për Sky News, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të ofronte avionë që ukrainasit do të ishin në gjendje të përdornin.

“Ne do ta mbronim Poloninë, do t’i ndihmojmë ata me çdo gjë që u nevojitet. Polonia do të kuptojë se zgjedhjet që ata bëjnë jo vetëm që do të ndihmojnë drejtpërdrejtë Ukrainën, gjë që është një gjë e mirë, por gjithashtu mund t’i sjellë ato në një vijë zjarri të drejtpërdrejtë nga vende të tilla si Rusia apo Bjellorusia”.

Britania i ka ofruar Ukrainës armë mbrojtëse, si dhe ndihma të tjera ushtarake dhe humanitare.

Wallace tha se ai do të bënte një deklaratë në parlament të mërkurën duke përcaktuar se çfarë ndihme të mëtejshme vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse do të jepte Britania, si dhe masat që qeveria britanike do të nxiste vendet tjera të bënin.

Zona e ndalim-fluturimit do të dëmtonte Ukrainën si dhe Rusinë

Në temën e zonës së ndalim-fluturimit, Wallace përsëriti qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar duke mos qenë në favor të vendosjes së një zone të tillë mbi Ukrainën, të cilën ukrainasit e kanë kërkuar.

Edhe Ministria britanike: Putini është irracional, por nuk do ta fillojmë një luftë evropiane Botë Ministria britanike: Putini është irracional, por nuk do ta fillojmë një luftë evropiane

Ai thotë se as raketat ruse dhe as artileria nuk do të preken nga një zonë ndalim-fluturimi e cila gjithashtu do të ndalonte fluturimin e avionëve ukrainas.

“Nëse kemi një zonë ndalim-fluturimi, askush nuk fluturon”.

Por në vend të kësaj ne mund të ofrojmë aftësi anti-ajrore, tha ai. “Kjo është një mënyrë tjetër për të arritur të njëjtin qëllim”.