Britania dhe SHBA-ja e kanë akuzuar Rusinë se ka lansuar një projektil që i ngjan armës nga një satelit në hapësirë.
Në një deklaratë, kreu i Drejtorisë Hapësinore i Britanisë tha: “Jemi të brengosur për shkak mënyrës se si ka testuar Rusia njërin nga satelitët e saj, duke lansuar një projektil që ka karakteristikat e një arme”.
Në këtë deklaratë, Harvey Smith, drejtori i Drejtorisë Hapësinore të Britanisë, tha: “Veprimet e tilla kërcënojnë përdorimin paqësor të hapësirës dhe rrezikojnë shkaktimin e pluhurit i cili mund të jetë i rrezikshëm për satelitët dhe sistemet hapësinore tjera nga të cilët varet e tërë bota”, shkruan BBC.
“I bëjmë thirrje Rusisë që të mos bën testime të tilla. Gjithashtu i bëjmë thirrje Rusisë që të vazhdojë bashkëpunimin me Britaninë për të inkurajuar operime të ndërgjegjshme në hapësirë”.
Është hera e parë që Britania ka bërë akuzime të drejtpërdrejta Rusisë për këto testime në hapësire.
Edhe
Përplasja SHBA – Rusi “zhvendoset” në hapësirë
Edhe SHBA-ja tha se sistemi satelitor i Rusisë kishte ngritur brenga në vitin 2018 dhe në fillim të 2020 kur SHBA-e akuzoi se po manovronte afër një sateliti amerikan.
Për incidentin e fundit, Gjenerali Jay Raymond, i cili është kreu i Komandës Hapësinore të SHBA-së, tha se ka dëshmi që “Rusia ka bërë një test të armës anti-satelitë në hapësirë”.
Ai tha se Rusia kishte “ndezur një objekt të ri në orbitë” nga një satelit i saj.
Vetëm katër shtete, Rusia, SHBA, Kina dhe India, kanë demonstruar se kanë armë anti-satelitë gjatë dekadave të fundit, duke i bartur në hapësirë me anë të fluturueseve ose raketave, transmeton KOHA.
Edhe
Rusia kërcënon me armë bërthamore
Interesi në shkatërrimin e sateliteve është në rritje e sipër, ngase bota gjithnjë e më shumë po varet nga këta satelitë për mbledhjen e informatave, komunikimin, navigacionin, dhe paralajmërimin.
Nuk ekziston ndonjë traktat i cili ndalon apo kufizon armë të tilla, edhe pse shumë shtete kanë argumentuar se duhet të ketë ndonjë lloj marrëveshjeje ndërkombëtare.