Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Breshër sa një grusht në Itali

Nga i nxehti i skajshëm, në stuhi me erëra të dhunshme e reshje të forta, disa pjesë të Italisë po përballen me kapriçot e motit dhe dëmet që ato janë duke lënë pas. Në brigjet e vendit fqinj të lagura nga deti Adriatik, erërat që kanë mbërritur shpejtësinë deri në 150 km në orë, kanë shkulur nga plazhet çadra e shezlonge.

Në Pescara, 18 persona janë lënduar nga breshëri e kanë përfunduar në spital me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por sidomos në kokë. Kokërrat e breshërit atje mbërrinin deri në madhësinë e një grushti. Mes të plagosurve është edhe një grua shtatzënë, me lëndime në kokë e fytyrë.

Lexoni edhe: 6 të vdekur dhe 120 të plagosur nga moti i keq në Greqi

Një sërë automjetesh janë dëmtuar nga breshëri, ndërsa kati i poshtëm i spitalit ‘Santo Spirito’ është përmbytur nga uji. Punonjësit e shpëtimit kontrolluan për persona të bllokuar nëpër makina apo në parkimin e spitalit të pushtuar nga uji.

Rreth 800 ndërhyrje të lidhura me motin e keq janë kryer nga ekipet e zjarrfikësve në zonat e prekura nga stuhitë. Një anije e rojes bregdetare arriti të shpëtonte një person i cili kishte mbetur në det rreth 500 metra larg bregut.

Edhe Breshri në madhësi portokalli lë dhjetëra të lënduar në Itali Botë Breshri në madhësi portokalli lë dhjetëra të lënduar në Itali

Ndërkohë në Taranto, forca e erës ishte aq e madhe sa bëri të rrëzohej një vinç. Punonjësi 31 vjeçar që ndodhej aty ka përfunduar në ujë dhe pavarësisht kërkimeve intensive, nuk është gjetur ende.

{gallery}