Ka rreth 4000 variante të koronavirusit nëpër botë, duke shtyrë prodhuesit e vaksinave, në mesine tyre edhe Pfizer Inc dhe AstraZeneca Plc, që të tentojnë të përmirësojnë vaksinat antiCOVID, ka thënë një ministër britanik, raporton “Sky News”.
Mijëra variante të koronavirusit që shkaktojnë COVID-19 janë dokumentuar si mutacione të virusit, përfshirë edhe të ashtuquajturat variante britanike, jug-afrikane e braziliane, që duket se po përhapen më shpejt.
Ministri për Zhvillimin e Vaksinave në Britani, Nadhim Zahawi, ka thënë se ka pak gjasa që vaksinat aktuale të mos funksionojnë ndaj varianteve të reja.
“Është shumë pak e besueshme se vaksinat aktuale nuk do të jenë efikase ndaj varianteve aktuale”, ka thënë Zahawi. “Gjithë prodhuesit, Pfizer-BioNTech, Moderna, Oxford-AstraZeneca dhe tjerët, po shikojnë për mënyra për të përmirësuar vaksinat, për të siguruar që funksionojnë te të gjitha variantet – ka rreth 4000 variante nëpër botë tash”.
-
Britania e Madhe, vendi i parë në botë me vaksinë të dyfishtë anti-COVID
-
Britania miraton vaksinën kundër koronavirusit dhe varianteve të tij
-
Dy raste me variantin e ri të COVID-19 janë zbuluar në Britani
-
Shkencëtarët paralajmërojnë për një variant të ri të COVID-19, me më shumë mutacione
-
Zhbllokimi i Anglisë është kërcënim për botën, thonë 1200 shkencëtarë