Kreu i familjes së njohur për veprimtari mafioze në New York, Gambino, është qëlluar me armë e më pas është shkelur me veturë, para shtëpisë së tij, i ka thënë medieve amerikane policia e qytetit të New Yorkut.
Cali (53) është qëlluar disa herë me armë, në qarkun Todt Hill të Staten Island, të mërkurën mbrëma dhe ka vdekur më vonë në spital.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVrasësi i paidentifikuar ka ikur nga vendi i ngjarjes me veture, kanë thënë dëshmitarët, raporton BBC, transmeton Koha.net.
Mediet në New York thonë se kjo është vrasja e parë e një bosi mafioz në qytet që nga 1985-ta.
Gambino thuhet të jetë një prej pesë familjeve historike mafioze italiano-amerikane në New York.
Dëshmitarët kanë thënë se vrasësi i Calit e kishte qëlluar së paku pesë herë, duke e goditur më pas me veturë, para se të ikte nga vendi i ngjarjes.