Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Borrell: BE-ja do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do ta furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë, ka bërë me dije shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ai deklaroi se ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka kërkuar avionë luftarakë që mund të operojnë përgjatë luftimeve me rusë.

Avionët thuhet se janë kryesisht të tipit MiG dhe Sukhoi.