Sofje, 18 janar – Kryeministri bullgar, Bojko Borisov deklaroi se kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras mund të arrijnë në zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar rreth emrit me bisedime të drejtpërdrejta.
Në një deklaratë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, Borisov thotë se është optimist dhe se i inkurajon dy kryeministrat që të ulen në tryezë të rrumbullakët dhe ta zgjidhin problemin, në mënyrën siç e kanë bërë ai dhe Zaev me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.
”Fillimisht në nivelin dypalësh, ashtu si vepruam ne, edhe Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev duhet ta zgjidhin fillimisht kontestin mes tyre”, thotë Borisov.
“Cipras dhe Zaev janë politikanë seriozë. Megjithatë, mentaliteti i Ballkanit është i tillë, që, çdo ndërhyrje, madje edhe të jetë propozim për bashkëpunim, nuk do të pritet mirë, pasi nuk duhet të harrohet se ne në Ballkan jemi popuj shumë gjaknxehtë”, thekson ai.
“I mbështesim bisedimet e tyre të ndërsjella, i njoh, nëse kanë nevojë për ndihmë, menjëherë do t’i ndihmoj, por duhet që të dy të vendosin”, thotë kryeministri bullgar.
”Sofja dëshiron marrëdhënie të shkëlqyera mes Athinës dhe Shkupit, siç ka Bullgaria me dy vendet”, përfundon ai.
-
Zaev bisedoi në telefon me Tsiprasin për çështjen e emrit, optimist se zgjidhja është afër
-
Zaev dhe Cipras bien dakord, emri i ri i Maqedonisë “Ilindenska Republika Makedonija”?
-
Çështja e emrit të Maqedonisë drejt fazës përfundimtare
-
Greqia me propozim për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë
-
Zaev i gatshëm për shtesë në emrin e Maqedonisë