Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Boris Pistorius emërohet ministër i Mbrojtjes në Gjermani

Boris Pistorius

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet ta emërojë zyrtarisht ministrin e Brendshëm të Saksonisë së Ulët, Boris Pistorius, ministër të Mbrojtjes, për ta zëvendësuar ministren e deritanishme, Christine Lambrecht.

Socialdemokrati Pistorius do ta marrë mandatin të enjten, raportoi Reuters të martën.

Emërimi vjen një ditë pas dorëheqjes së Lambrecht, mes presionit të përshkallëzuar mbi reagimin e Gjermanisë ndaj luftës në Ukrainë.

“Fokusimi i mediave gjatë muajve te personi im vështirë se lejon raportim dhe diskutim objektiv për ushtarët, forcat e armatosura dhe kursin e politikës së sigurisë në interes të qytetarëve gjermanë”, ka thënë Lambrecht të hënën.

Lambrecht ishte tallur për njoftimin e saj se Gjermania po mbështeste Ukrainën duke dërguar 5,000 helmeta ushtarake.

Edhe Merz arrin marrëveshje për qeveri me socialdemokratët Botë Merz arrin marrëveshje për qeveri me socialdemokratët

Ajo gjithashtu u kritikua gjerësisht për dështimin në përmirësimin e forcave të armatosura famëkeqe të papajisura të Gjermanisë.