Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ia ka bërë të qartë Serbisë, se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe se kush nuk e pranon atë nuk ka vend në familjen evropiane.
Borell në përfundim të takimit në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Bosnjë-Hercegovinën, tha se "ajo që ka ndodhur në Srebrenicë, më 1995, është një gjenocid i njohur ndërkombëtarisht dhe që qëndron në ndërgjegjen kolektive të atyre që e kryen atë dhe të atyre që nuk e parandaluan".
Borell nuk ka përmendur Serbinë, por fjalimi i tij ishte për këtë vend, si vendi i vetëm në rajon që nuk e pranon gjenocidin në Srebrenicë dhe që ka gisht në të.
Gjenocidi në Srebrenicë u krye nga forcat serbe të Bosnjës, të ndihmuara e të përkrahura nga Beogradi zyrtar.
"Për të qenë i qartë, përpjekjet për të rishkruar historinë, për të mohuar gjenocidin, krimet e luftës ose për të glorifikuar kriminelët e luftës nuk kanë vend në Evropë. Ato duhet të ndalen dhe sigurisht nuk do të tolerohen", nënvizoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.
-
BE-ja kërkon të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, por nuk ndëshkon ata që e mohojnë
- Srebrenica në ndërgjegjen e Evropës edhe pas 30 vjetësh
-
BE-ja paralajmëron Serbinë: Kushdo që vë në dyshim gjenocidin e Srebrenicës s’ka vend në Evropë
-
Borrelli dhe Varhelyi: Në Evropë, nuk ka vend për mohimin e gjenocidit
-
Borrell: Nuk ka vend në Evropë për ata që e mohojnë gjenocidin