Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Borë në Bosnjë, shumë shi në Serbi, stuhi në Kroaci

Mot i ligë ka përfshirë Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë e Kroacinë, transmeton Koha.net

Bora që dje ka rënë në Bosnjë e Hercegovinë, sot ka shkaktuar probleme në trafik. Për shkak të borës, është vështirësuar trafiku në shumë rrugë të B e H-së, sidomos në viset malore ku bora ka arritur trashësinë disa centimetra e vende –vende kërcënojnë edhe rrëshqitjet e dheut, përcjell Al Jazzera.

Borë ka rënë edhe në Sarajevë. Meteorologët kanë paraparë reshje shiu bore e rënie të mëtejshme të temperaturave.

Në Kroaci, në viset bregdetare, po bën mot me stuhi e shi, ndërsa në viset malore edhe në këtë vend ka pasur reshje bore.

Në Serbi është paraparë vazhdimi i mëtejmë i reshjeve të shiut. Vendi ka ndërmarrë masa për mbrojtje nga vërshimet nga lumenjtë e mbushur me ujë. Të reshurat e shiut, e diku – diku edhe borë, po vazhdojnë edhe sot.