Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bora në SHBA shkakton probleme në transport

Stuhi dëbore dhe reshje të rrëmbyeshme ka përfshirë një pjesë të madhe të SHBA-së.

Fenomene meteorologjike të fuqishme kanë sjellë probleme në transportin ajror dhe tokësor.

Stuhia e dëborës e quajtur “Eboni”, ka prekur pjesën qendrore dhe jugperëndimor të vendit. Paralelisht, në juglindje ekziston rreziku për përmbytje për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që pritet të zgjasin deri të hënën, transmeton KP.

Për shkak të dëborës, më shumë se 400 fluturime u anuluan sot në mëngjes dhe 2300 të tjera ishin me vonesë, sipas faqes të specializuar për trafikun ajror “Flightawar”.

Artikuj të ngjashëm