Bombarduesit amerikanë të tipit, B-1B Lancer, të përcjellë nga aeroplanët luftarakë, dje kanë fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare, mbi ujërat në lindje të Koresë Veriore.
Ky ishte fluturimi më i afërt në zonën e çmilitarizuar ndarëse ndërmjet Koresë Jugore dhe asaj Veriore, që e ka bërë ndonjë aeroplan luftarak ose bombardues amerikan në shekullin 21, ka kumtuar Pentagoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Misioni është për të demonstruar vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe paraqet mesazh të qartë se presidenti, Donald Trump, ka shumë opsione ushtarake për t’i shkaktuar disfatë çfarëdo kërcënimi”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Dana White.
“Ne jemi plotësisht të përgatitur për ta përdorë tërë kapacitetin ushtarak për ta mbrojtur tokën e Shteteve të Bashkuara dhe aleatët tanë”, tha zëdhënësi White.
Më 3 shtator, Koreja Veriore e ka kryer testin e gjashtë dhe më të madhin atomik dhe është kërcënuar për ta kryer një provë të bombës hidrogjenike mbi Oqeanin Paqësor.