Të paktën gjashtë persona kanë vdekur pasi një shkollë u godit gjatë sulmeve ajrore në kampin e refugjatëve al-Maghazi në Rripin e Gazës, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Dhjetëra të tjerë janë lënduar dhe mendohet se numri do të rritet.
“Kjo është skandaloze dhe sërish tregon një shpërfillje flagrante për jetët e civilëve”, thuhet në deklaratën e OKB-së. “Asnjë vend në Gaza nuk është më i sigurt, madje as objektet e UNRWA-s”.
UNRWA ka thënë se sulmi ndodhi gjatë bombardimit nga Izraeli në Rripin e Gazës.
“Të paktën 4,000 njerëz janë strehuar në shkollën e UNRËA-s të kthyer në strehimore. Ata nuk kanë ku të shkojnë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën tetë të vdekur pranë pikës së ndihmave në Gazë
-
52 të vdekur nga sulmet në Gazë, 36 prej tyre në një shkollë të kthyer në strehimore
-
59 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
-
27 të vrarë, përfshirë 14 fëmijë, nga një sulm izraelit në një shkollë në Gazë
-
Të paktën 20 të vdekur nga sulmet izraelite në Gaza