Presidenti, Jair Bolsonaro, ka kërcënuar me grushtim një gazetar brazilian, pasi ai i shtroi pyetje që lidhen me akuzat për korrupsion.
Gjatë vizitës në një Katedrale të Brazilisë, Bolsonaro e kërcoi fizikisht gazetarin që e pyeti për një depozitë bankare që kishte bërë ish-këshilltari i djalit të tij në llogarinë që dyshohet se i përkiste zonjës së parë, Michelle Bolsonaro.
“Do të ta jepja një grusht gojës”, raportohet t’i ketë thënë presidenti gazetarit të televizionit “O Globo”.
Në fillim të muajit gusht, mediat braziliane kanë raportuar se Fabricio Queiroz, ish-këshilltar i të birit të Bolsonaros, i transferoi rreth 12 mijë dollarë në formë të çeqeve për Zonjën e Parë braziliane, mes viteve 2011-2016.
Queroz tani ndodhet në arrest shtëpiak, për shkak të hetimeve që po zhvillohen kundër tij dhe të birit të presidentit.
-
Ish-presidenti brazilian do t’a vuajë në shtëpi dënimin prej 27 vjetësh burgim
-
Bolsonaro planifikon të kërkojë azil në Argjentinë, thonë autoritetet braziliane
-
Supremja kërcënon me burg ish-presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro
-
Ish-presidenti i Brazilit akuzohet për komplot të dyshuar për grusht shtet
-
Bolsonaro mohon akuzat kundër tij