Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Boksieri rus fitoi “dyluftimin” me ariun – mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore

Pas përleshjes me një ari, një boksier rus është në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Dëgjova britma. ‘Ariu!’”, ka deklaruar Denis Chebotar, dëshmitar i ngjarjes në Yrtysh të Siberisë, ku ndodhi incidenti mes boksierit dhe ariut. Shtaza ia kishte mbytur një mik boksierit, derisa ky i ishte vënë në "dyluftim".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Boksieri 23-vjeçar Ilya Medvedev ishte duke peshkuar me mikun e tij Vyacheslav Dudnikun, kur u sulmuan nga ariu. Ajo sulmoi fillimisht rusin Dudnik, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Dëshmitari rrëfeu se ishte duke ndezur anijen kur dëgjoi britmat. Ai u afrua t’u dilte në ndihmë dy të panjohurve derisa më pas u dëgjua edhe e shtëna e armës.

Megjithëse 23-vjeçari e fitoi luftën, ai nuk mbeti pa plagë. Autoritetet thuhet se po merren me rastin derisa Medvedevi po trajtohet.