Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bodrumi i tmerrit - 300 ukrainas u mbajtën me zor, dhjetëra vdiqën

Banorët e një fshati në rajonin Chernihiv të Ukrainës kanë bërë të ditur se 300 njerëz u detyruan të qëndronin në bodrumin e një shkolle për gati një muaj nga pushtuesit rusë.

Kjo përvojë e hidhur ndodhi në fshatin Yahidne në periferi të Chernihivit, 140 kilometra në veri të Kievit.

Banorët thonë se trupat ruse i detyruan të futen në bodrum nën kërcënimin e armëve pasi morën kontrollin e zonës në fillim të marsit.

Ata kanë treguar se ishin të detyruar të qëndronin atje ditë e natë, me momente të rralla kur lejoheshin të dilnin jashtë në tualet ose të gatuanin në zjarr të hapur.

Valentyna Saroyan, një nga banoret që përjetoi tmerrin, rrëfen se të paktën pesë persona vdiqën në bodrum.

Edhe Bodrumi i tmerrit, ukrainasit u ngujuan nga rusët deri në vdekje Botë Bodrumi i tmerrit, ukrainasit u ngujuan nga rusët deri në vdekje

“Afër meje ka vdekur një plak, e më pas vdiq edhe gruaja e tij, pastaj edhe një burrë që qëndronte i shtrirë aty afër, më vonë edhe një grua që ishte në mbipeshë, situata ishte shumë e vështirë për të, edhe ajo vdiq. Një tjetër i moshuar, që dukej goxha i shëndetshëm e ushtronte herë pas here, po ashtu ka vdekur”, ka thënë ajo.

Në njërën nga dhomat ishin shkruar emrat e të gjithë atyre që vdiqën gjatë pushtimit rus në fshatin e tyre. Në listë ishin 18 emra.

Fshatarët thonë se nuk e dinë shkakun e vdekjes.

Ushtarët rusë nganjëherë i kishin lejuar t’i hiqnin trupat në mënyrë që t’i varrosnin në ndonjë varr masiv në varrezat lokale.

Fshatarët tregonin edhe shumë përvoja të tjera të hidhura.

Julia Surypak, njëra nga fshataret, ka zbuluar se rusët i kishin lejuar disa njerëz ta bënin një udhëtim të shkurtër deri në shtëpitë e tyre vetëm nëse e këndonin himnin rus.

Banorja tjetër, Svitlana Baguta, ka thënë se një ushtar rus, “ose i dehur ose i droguar” , e detyroi atë të pinte alkool, teksa ia mbante tytën në fyt.

Edhe Rusët që i detyruan ukrainasit të zhvisheshin para grave e fëmijëve do të përballen me gjykatën Botë Rusët që i detyruan ukrainasit të zhvisheshin para grave e fëmijëve do të përballen me gjykatën

Forcat ruse u larguan nga fshati në fillim të prillit pas tërheqjes në shkallë të gjerë të forcave ruse në veri të Kievit.

Mesazhi në mur shënon 1 prillin si “dita e fundit” e mbylljes së fshatarëve.