Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Blinken: SHBA-ja nuk e ka strategji ndërrimin e regjimit në Rusi

SHBA-ja nuk e ka strategji ndërrimin e regjimit në Rusi, ka thënë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, raporton “The Guardian”.

Blinken është përgjigjur për gazetarët pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se Vladimir Putin nuk “mund të mbetet në pushtet”.

“Unë mendoj se presidenti, Shtëpia e Bardhë, e bëri të qartë, presidenti Putini nuk mund të fuqizohet për të zhvilluar luftë apo të përfshihet në agresion kundër Ukrainës apo dikujt tjetër. Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji të ndryshimit të regjimit në Rusi apo kudo tjetër”, ka thënë Blinken gjatë vizitës në Jerusalem.