Liderët botërorë kanë reaguar pas sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në një qendër tregtare në Kremenchuk, në Ukrainë.
“Bota është e tmerruar nga gjuajtjet e Rusisë sot, të cilat goditen një qendër tregtare në Ukrainë”, ka thënë sekretari i shtetit, Antony Blinken, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe do ta mbajë përgjegjëse Rusinë.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se ky sulm ka treguar brutalitetin dhe barbarizmin e presidentit rus, Vladimir Putinin.
Derisa samiti i G7-ës është duke u mbajtur, shumë liderë kanë thënë se do të mbështesin Ukrainën edhe në anën financiare por edhe me armë.