Kryeqyteti italian, Roma, po përgatitet të festojë këtë fundjavë 60 vjetorin e nënshkrimit të Traktave të Romës, të cilat vunë bazat e themelimit të Bashkimit Europian.
Me këtë rast, siç bën të ditur oranews, pritet të mbërrijnë në Romë krerët më të lartë të 27 vendeve europiane e të institucioneve më të larta të Bashkimit Europian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte 25 marsi i vitit 1957, kur 6 shtetet europiane Italia, Francia, Gjermania Perëndimore, Belgjika, Vendet e Ulëta e Luksemburgu nënshkruan në sallën “Orazi e Curiazi” në selinë e Bashkisë së Romës dy traktate; Traktati i themelimit të Komunitetit Ekonomik Europian (CEE) e Traktati për Energjinë Atomike.(Euraton). Lindi këtë ditë në Romë Europa e Bashkuar.
Roma super e blinduar/ Rreziku terrorist e manifestime anti europeistë
Në përkujtim të 60 vjetorit të kësaj data historike, ku do të marrin pjesë personalitetet më të rëndësishme të shteteve europiane e të institucioneve të BE, kryeqyteti italian do të jetë super i blinduar nga masat antiterroriste të sigurisë së lartë.
Rreth 8 mijë trupa të policisë e ushtrisë do të mbikqyrin rrugët, ndërsa qendra historike e Romës, sitet e monumentet arkeologjike do të qëndrojnë të mbyllura për motive sigurie.