Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bjellorusia planifikon të blejë aeroplanë luftarakë e armë nga Rusia

Bjellorusia po planifikon të blejë helikopterë ushtarakë, aeroplanë ushtarakë dhe armatim tjetër nga Rusia në vitet e ardhshme, njofton agjencia Belta.

Ajo ka cituar presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Lukashenko, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, ka thënë se Bjellorusia dëshiron të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë dhe të forcojë mbrojtjen në një kohë kur janë rritur tensionet në Evropë.

Vendimi ka ardhur një ditë pasi Moska ka vendosur të njohë pavarësinë e dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, Donetzkun dhe Luhanskun.